Borrell pas takimit me Vuçiçin, propozon të dërguar special të BE-së për Kosovën

0
4

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell është takuar sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në konferencën për media pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se BE-ja duhet të angazhohet më tepër në raportet mes Serbisë dhe Kosovës.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ai ka thënë se SHBA nuk munden të vetme t’i ofrojë Prishtinës ulëse në OKB, transmeton lajmi.net.

“Nuk na takon neve të vendosim se cili është rezultati përfundimtar, por Beogradit dhe Prishtinës. Por, ne duhet të angazhohemi më shumë për dallim nga muajt paraprak dhe për këtë kam biseduar me presidentin Vuçiq rreth asaj që BE-ja të nominojë një të dërguar special i cili do të ishte i angazhuar më tepër, sepse nuk jam i sigurt se kam shumë kohë që të angazhohem në shtytjen e vazhdimit të dialogut”, tha Borrell para gazetarëve në Beograd.

“Ekzistojnë edhe shtete të tjera, jo vetëm shtete të BE-së, por edhe Kina, Rusia, India. Edhe ato pyeten dhe të gjithë mendoj se e kanë të qartë se Kosova duhet të pranohet nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare”, theksoi ai.

Kurse, Vuçiq ka thënë se me Borrellin kishte biseda të hapura. Ai i është falënderuar që kërkon të dërguar special ose që personalisht të angazhohet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Duhet të punojmë dhe të mundohemi të punojmë në arritjen e një kompromisi. Mendoj se i gjithë rajoni ka fituar një mik të madh, një politikan të mirë si Borrell i cili do të jetë i afërt me ne. I uroj mirëseardhje”, theksoi Vuçiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here