“Boll më”, Basha: Largimi i Ramës është i panegociueshëm

Kryedemokrati Lulzim Basha ka sjellë një album me foto nga momentet kyçe të protestës së tetë kombëtare të opozitës që kërkon me ngulm largimin e kryeministrit Edi Rama.
Basha thotë ‘boll’ me Shqipërinë që duan ata dhe thekson se është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.

Edhe njëherë kreu i PD deklaron se largimi i Ramës është i panegociueshëm.

POSTIMI

Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anuluan!
Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standardeve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm. #ShqiperiaSiEuropa ????

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi