Boeing dhe Airbus duhet të kenë “frikë”: avioni i ri për pasagjerë që po prodhon Kina

Prototipi i tretë i C919 avion pasagjerësh i Kinës, ka bërë me sukses fluturimin e parë provë, duke e bërë kështu një hap përpara në njohjen e këtij vendi si një aktor global në transportin e pasagjerëve.

Fluturimet C919, të cilat konkurrojnë me Boeing 737 dhe Airbus A320, janë simbol i ambicieve të Kinës në trafikun ajror të pasagjerëve dhe politika e Presidentit Xi Jinping i cili dëshiron të përmirësojë kapacitetin e prodhimit.

COMAC, kompania kineze e prodhimit, në një deklaratë zyrtare njoftoi se avionic u ul i sigurtë u në aeroportin e Shangait pas 38 minutash në fluturim.

COMAC njoftoi se po përpilon tre prototipa avionësh dhe se të gjitha do të testohen vitin e ardhshëm.

COMAC dëshiron që të marrë miratimin e agjencive përkatëse kineze për lirimin e trafikut deri në vitin 2020 për këtë avion, si dhe nga Agjencia Europiane për sigurinë e trafikut ajror, e cili në prill kë rënë dakord për fillimin e procesit të  çertifikimit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi