BMW tërheq mbi 139 mijë automjete nga Kina

BMW ka tërhequr 139 mijë e 452 automjete të saj nga Kina për shkak të një defekti në një pjesë të klimës.

Në një deklaratë nga Institucioni Shtetëror i Kontrollit dhe Rregullator i Tregut të Kinës, thuhet se tërheqja është kryer për shka të një defekti në një pjesë të klimës që fryn erën.

Në deklaratë vihet në dukje se procesi i tërheqjes përshin 89.309 automjete të prodhuara gjatë periudhës maj 2005-korrik 2011 në Kinë, dhe 50,143 automjete të importuara gjatë periudhës janar 2005 dhe korrik 2011.

Gjithashtu theksohet se BMW China Automative Trading Ltd e cila është partneri kinez i BMW-së, do të kryejë pa pagesë kontrollet dhe ndërrimet e pjesëve me problem./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi