Bloomberg: Bosnja në NATO, fronti i ri i përplasjes NATO – Rusi

Në një analizë të gjerë me rastin e fillimit të Planit të Veprimit për Anëtarësim (MAP) për Bosnjen në NATO, agjencia amerikane Bloomberg paralajmëron se një konflikt mes Aleancës dhe Rusisë mund të zhvendoset në Ballkan, duke vënë në dukje se NATO shpreson të marrë një tjetër anëtar nga rajoni, ku është “e përfshirë në luftën për ndikim me Rusinë”.

Në këtë kontekst, Bloomberg thekson se shumica e serbëve në Bosnje, së bashku me kreun e tyre Milorad Dodik, kundërshton fuqishëm anëtarësimin e vendit në NATO, ndryshe nga boshnjakët dhe kroatët të cilët janë të hapur e të gatshëm për një marrëdhënie më të ngushtë me bllokun ushatarak perëndimor.

Agjencia thekson se NATO-s këtë vit është shtyrë me Rusinë në luftën për ndikim në Evropën Lindore ish-komuniste, dhe se tani është e gatshme për një tjetër betejë, pikërisht aty  ku ka ndodhur dhe dhuna më e madhe në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore.

Siç shpjegohet, pasi Aleanca mori Mali i Zi në anëtarësimin e saj, tashmë po tenton të njëjtën gjë ta bëjë në Bosnje, një vend ku nisi operacionin e luftarak në vitin 1995, që prej themelimit.

Është deklaruar gjithashtu se Dodik, i cili është përshkruar si një aleat i presidentit rus Putin, e i cili përfaqëson serbët në presidencës boshnjake, tha se ai nuk do të mbështesë përfshirjen në NATO.

Në anën tjetër, thotë Bloomberg, anëtari boshnjak i Presidencës, Shefik Xhaferoviç tha se anëtarësimi në NATO është ndër qëllimet më të rëndësishme të politikës së jashtme.

Me të pajtohet, sipas agjencisë amerikane, edhe aanëtari kroat i presidencës Zheljko Komsiç, i cili tha se anëtarësimi në Aleancë është prioritet.

Prej ish-republikave jugosllave, në NATO janë Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, ndërsa Maqedonia pritet për t’u bashkuar me Aleancën në korrik. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi