“Bledar Toçi, i afërm i një ish-deputeti të PS”, Klodiana Lala: Ja ç’po tenton të bëjë për t’i shpëtuar burgut, vrasja për kokainën

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në rubrikën “Opinion”, në News24, se nesër do të jetë një seancë e nxehtë në Gjykatën e Kavajës, e cila pritet të japë masën e sigurisë për dy vëllezërit Bledar e Bernard Toçi, pasi policia iu gjeti kokainë në banesë, pas vrasjes së Dritan Haxhollit në shtëpinë e Marsida Qatjas.

Gazetarja Lala deklaroi se polici i burgjeve, Bledar Toçi, është i afërm i një ish-deputeti të Partisë Socialiste dhe po përpiqet që drejtësia ta trajtojë ngjarjen në Kavajë si një vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes, ndonëse Prokuroria e akuzon atë për “vrasje me dashje”.

“Nesër do jepet masa e sigurisë për dy vëllezërit Toçi, për të cilët është kërkuar “arrest me burg”. Kam informacione se Bledar Toçi po tenton, përmes avokatëve të tij, ta trajtojë atë si një ngjarje në kushtet e vetëmbrojtjes, duke pretenduar se Haxholli erdhi pa dijeninë e tyre, por që nga hetimet rezulton krejt e kundërta. Do të jetë një seancë e nxehtë. Bledar Toçi nuk është një qytetar i thjeshtë, ai është zyrtar i lartë i burgjeve, por është edhe i afërt i një ish-deputeti të PS dhe e kemi parë që sa herë hyn politika në mes, e kemi kuptuar se ka problematika edhe në mënyrën si vepron drejtësia.

Nuk mundet kurrsesi politika të diktojë mënyrën si heton Prokuroria. Unë nuk pashë ndonjë politikan, që përveçse të kujdestë në mënyrë indirekte dhe të shpëtojë nën rrogoz të shpëtojë zyrtarin e burgjeve, nuk e pashë të ngrinte zërin e të thoshte “ku ishte policia, që nuk e arrestoi Dritan Haxhollin”. Mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë nesër. Ndikimi në sistem është i lartë, sepse prokurorëve e gjyqtarëve ju tundet karta e Vettingut”, tha Lala.

Më tej, gazetarja Lala ngriti dyshime të forta që provat në vendngjarje të jenë prishur, pasi sipas saj, janë gjetur plumba në të gjithë banesën e Qatjas dhe jo vetëm në drejtim të viktimës.

“Mbetet e paqartë fakti nëse u prishën provat e ngjarjes. Janë gjetur plumba në të gjithë banesën dhe jo vetëm në drejtim të viktimës. Si ka mundës që policia heshti për përdorimin e kokainës. Detaji është linja e kokainës, nga vinte ajo. Rezulton që e ka konsideruar zyrtari i policisë. Ka mjaft pikëpyetje, që nuk janë zbardhur nga institucionet, që kanë qenë të shurdhta. Kemi aq shumë problematika, kokainën, refuzimin nga Marsida Qatja, ku Haxholli armatoset dhe ngjarja mund të kishte fat më tragjik.

Policia e ka trajtuar si një ngjarje për motive xhelozie, por unë e shoh si një ngjarje që ka interesa të drogës. Të gjithë personat e përfshirë janë me rekorde, nuk ishin rastësisht aty. Haxholli duhet të ishte në burg, Toçi nuk duhet të ishte me armën e shërbimit. Duhet të ishte arrestuar për mbajtje narkotikësh.

Marsida Qatja ka dhënë dëshmi të rreme. Ajo duhet të trokiste në dyert e institucioneve dhe të kërkonte ndihmë. Nuk kishte pse implikonte mikun e saj. Ajo duhet të kërkonte mbrojtje nga një person me rrezikshmëri të lartë. Kjo do të ishte rruga e drejtë.

Aty ka zyrtarë të lartë të policisë të përfshirë, që janë të korruptuar, pasi nuk e kanë arrestuar Haxhollin, që lëvizte i lirë në Kavajë”, shtoi gazetarja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi