Biznesmeni i njohur apelon kompanitë: Rrisni pagat që mos të braktiset Kosova

Pronari i një ndër kompanitë më të madha në vend “Frutex”, Shaqir Palushi ka dalë me një kërkesë ndaj pronarëve të kompanive vendore që për ta ndalur braktisjen e Kosovës nga rinia të rritën pagat.

Ai mes tjerash u ka bërë me dije kolegëve nga kompanitë tjera se pagat mesatare te punëtorëve në kompaninë e tij është 554 euro, shembull ky që duhët ndjekur nga të gjitha kompanitë në vend.

Postimi i tij plotë:

“Thirrje pronarëve të kompanive në Kosovë: Ti rrisim pagat e punëtorëve. Kontribojmë që rinia mos ta braktis Kosovën. Në kompaninë ‘Frutex ‘ numri i të punësuarve është 160, paga mesatare neto është 554 euro”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi