Bitcoin për herë të parë në vlerën mbi 7.000 dollarë

Valuta dixhitale bitcoin të enjten për herë të parë tejkaloi vlerën prej 7.000 dollarë.

Vlera e Bitcoin-it gjatë muajve të fundit është rritur me shpejtësi të madhe ku vetëm gjatë shtatë javëve të fundit është më shumë se dyfishuar. Vlera e kësaj valute të enjten është rritur për 9.7 për qind dhe në këtë mënyrë arriti madje 7.445 dollarë.

Rritja më e fundit e vlerës së kësaj valute dixhitale ka sjellë në vëmendje lajmet këtë javë për atë se operatori më i madh i tregut të derivateve financiare në botë CME Group është i gatshëm të vendos kontrata për Bitcoin. Nëse merret parasysh rritja e sotme, çmimi i saj i shumëzuar me numrin e Bitcoin në qarkullim, tejkaloi 117 miliardë dollarë.

Ndryshe, vlera agregate e të gjitha kriptovalutave botërore është në një rekord prej 190 miliardë dollarësh. Bitcoin është valutë distribuese dixhitale e cila përdoret për transferimin e vlerës në Bitcoin në rrjetin e pagesave./Rtv Drita/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi