Biskota Daneze

Këto biskota janë tundime të vogla të cilave nuk i reziston dot askush.

Mund të mos ju kujtohen, por me t’ju përmendur kutitë metalike të rrumbullakëta, do t’ju vijë ndër mend shija e tyre.

Ndryshe quhen edhe biskota gjalpi apo biskota sheqeri, ama njëherë e një kohë ishin të duhurat për të çuar tek miqtë apo të afërmit gjatë vizitave.

Shoqëronin kafen, çajin apo edhe për të vegjlit për t’i ngrënë me qumësht.

Këtë recetë klasike AgroWeb.org e sjell për ju në mënyrë që t’i provoni përsëri këto biskota.

Përbërësit
170g gjalpë

150g lajthi të bluara

170g sheqer pluhur

1 paketë me vanilje

Pak kripë

80ml qumësht i ngrohtë

2 vezë

300g miell

200g çokollatë

Përgatitja
Për të nisur këtë recetë si fillim duhet të përgatisni brumin.

Në një tas të madh bashkoni gjalpin, sheqerin dhe vaniljen.

Filloni ta rrihni me telin e kuzhinës derisa përbërësit të lidhen dhe më pas shtoni kripën.

Tani hidhni njërën vezë dhe gjysmën e sasisë së lajthive të bluara.

Përziejeni mirë, nëse ju duhet AgroWeb.org ju këshillon që të përdorni edhe rrahësin elektrik.

Pasi masa të jetë e njëtrajtshme, shtoni edhe vezën e mbetur bashkë me lajthitë e bluara.

Vazhdoni ta përzieni dhe tregoni kujdes që të mblidhni edhe brumin anash tasit tuaj.

Tani e ka radhën të shtoni gjysmën e qumështit dhe miellin, gjithmonë duke e punuar brumin.

Në fund hidhni edhe qumështin e mbetur, nëse brumi zbutet mos u shqetësoni pasi ashtu e parashikon receta

Kalojeni brumin tek qesja e kuzhinës, ose nëse nuk ju gjendet mjafton ta ndani brumin me lugë.

Filloni të krijoni shirita rreth 13-14 cm të gjatë në një tavë të shtruar me letër pjekjeje.

Pasi të keni mbaruar me brumin futini biskotat për t’i pjekur për 20 minuta në 180 gradë.

Ndërkohë keni shkrirë çokollatën dhe e keni hedhur në një tas.

Pasi biskotat të jenë pjekur kalojini tek tasi me çokollatë për të lyer gjysmën e tyre.

Që çokollata të ngrijë, AgroWeb.org ju këshillon që biskotat t’i linin ë një vend të freskët.

Tani ju mbetet vetëm t’i shijoni me të dashurit tuaj sipas preferencës suaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi