BISHZ takim me kryesinë e UBISHZ, projektohet bashkimi i tyre

Në qytetin e Oltenit janë hedhur bazat drejt bashkimit të dy organizatave islame shqiptare që veprojnë në Zvicër, Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër dhe Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër.

Kryesitë e këtyre dy insticione kanë zhvilluar një takim me qëllimin bashkëbisedimin dhe vazhdimin e procedurave të mëtejshme deri në bashkimin e tyre.

Vlen të theksohet se ky është edhe takimi i parë zyrtarë ndërmjet dy kryesive të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare dhe të Bashkësisë Islame Shqiptare që veprojnë në Zvicër, pas takimit të zhvilluar disa muaj më parë ndërmjet përfaqësuesve të tyre.

BISHZ dhe UBISHZ përfaqësojnë në Zvicër rreth 60 xhami shqiptare dhe bashkimi i tyre do të ndikonte në rritjen e përfaqësimit të komunitetit Islam shqiptar në Zvicër.

Njoftimi:

“Takim me Kryesinë e Unionit te Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër. Mbrëmë në qytetin e Oltenit patëm kënaqësi të takojmë kryesinë e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ), me të cilën, në një atmosferë vëllazërore dhe miqësore, biseduam rreth procedurave të mëtutjeshme për të arritur deri te bashkimi i dy organizatave tona islame shqiptare që veprojnë në Zvicër. Njëherit ky është edhe takimi i parë zyrtarë ndërmjet dy kryesive të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare dhe të Bashkësisë Islame Shqiptare që veprojnë në Zvicër, organizata këto të cilat përfaqësojnë, të dy së bashku, rreth 60 xhami shqiptare. Lutemi që kjo nismë të jetë me një përfundim të mirë dhe të gjej përkrahjen e duhur nga të gjitha palët.”

/Drita tv/

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

TAKIM ME KRYETARIN E LËVIZJES BESA

Kryetari i Lëvizjes për Drejtesi z.Sylejman Çerkezi në shoqërim me nënkryetarin z.Beni Kizollin u takuan me miqtë nga Maqedonia Kryetarin e Lëvizjes BESA z....

Unaza e Re në “qiell të hapur”, banorët roje e shtëpive të rrënuara

Pas aksionit të IKMT-së në zonën e Unazës së Re, situata është e...

Marshimi i “Vetëvendosjes” me 28 Nëntor në Tiranë, ja çfarë thotë Albin Kurti

Albin Kurti është pyetur mbrëmjen e sotme për marshimin e paralajmëruar nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në...

Së fundi

“General Motors” tërheq 3.4 milionë automjete për problem me frenat

Nën presionin e qeverisë federale kompania amerikane “General Motors” po tërheq 3.4 milionë kamionçina të mëdha “pickup” dhe automjete sportive “SUV” në SHBA për...

Guvernatori Sejko: Çdo tension politik ka efekt edhe në ekonomi

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Gent Sejko doli në një konferencë për shtyp dhe bëri të ditur...

Aksidentoi për vdekje 3 këmbësorë, “arrest me burg” për autorin

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 47-vjeçarin Olsi Belortaja, i cili aksidentoi për vdekje 3 persona mbrëmjen e...