BISHZ nisi sot për Haxh 96 besimtarë muslimanë

Ashtu si në vendet tjera në mbarë botën, edhe në Zvicër besimtarët muslimanë shqiptarë shprehën interesimin e tyre për të kryer Haxhin.

Grupi i parë dhe i vetëm i besimtarëve shqiptarë nga zvicra, nën organizimin Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër (BISHZ), janë nisur sot drejt vendeve të shenjta.

96 persona duke përfshirë edhe grupin udhëheqës janë pjesë e këtij grupi që u nis sot për të kryer ritualin e Haxhit.

Vizita e tyre ne tokat e shenjta Meke dhe Medine, do të nisë nga Aeroporti i Mekes (Jeddah), e më pas nis rituali i tyre i shenjtë i Haxhit.

Kjo bëhet e ditur edhe nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në facebook të Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër (BISHZ).

“Sot me 05.08.2019 nisja për në Jeddah. Haxhi 2019 nën organizimin e Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër (BISHZ). Këtë vitë udhtojn 96 persona ,duke përfshirë edhe grupin udhëheqës.”/Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi