“Bisedimet Turqi-Rusi-Iran, ndikim përcaktues për fatin e Sirisë”

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura, ka deklaruar se bisedimet që do të zhvillohen më 10-11 shtator në Gjenevë të Zvicrës nga delegacionet e Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të jenë “moment përcaktimi i fatit” për procesin politik në Siri.

Në një konferencë për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë, Mistura në lidhje me një operacion të mundshëm nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij në qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë tha se “shqetësimet tona serioze vazhdojnë ende për Idlibin”.

Mistura pjesën më të madhe të fjalimit të tij e ka ndarë për këshillimet e përbashkëta që do të zhvillojë në 10-11 shtator me delegacionet e Turqisë, Rusisë dhe Iranit si dhe me ato që do të zhvillohen më 14 shtator me “grupin e vogël” të përbërë nga delegacionet e Egjiptit, Francës, Gjermanisë, Jordanisë, Arabisë Saudite, Britanisë dhe SHBA-ve.

“Sipas mendimit tim, ndodhemi në prag të disa javëve shumë të rëndësishme”, ka vlerësuar Mistura, duke shtuar se shpresojnë që takimet që do të zhvillojnë në Gjenevë të kenë potencialin për të gjallëruar “proces të kënaqshëm politik” në Siri.

Mistura theksoi se takimet që do të zhvillohen më 10-11 shtator, por edhe takimet më 14 shtator do të jenë “moment përcaktimi i fatit” që shkon drejt “procesit të kënaqshëm politik” në Siri.

“Jemi të vendosur t’i zhvillojmë bisedimet”

Mistura ka theksuar se nuk dëshirojnë përjetimin e zhvillimeve dramatike në Idlib, dhe ka nënvizuar gjithashtu se janë të vendosur që të zhvillojnë bisedimet me delegacionet e Turqisë, Rusisë dhe Iranit si dhe me “grupin e vogël” në Gjenevë. Ndër të tjera Mistura ka tërhequr vëmendjen se në Siri që prej fillimit të luftës së brendshme janë përjetuar gjithmonë zhvillime të reja dhe se ata nuk kanë ndërmend të “shtyjnë” ose të “anulojnë” bisedimet në fjalë.

Përfaqësuesi i OKB-së për Sirinë ka shtuar se ai ka besim të plotë që negociatat mes opozitarëve sirianë dhe regjimit të Asadit do të rifillojnë nëse bisedimet më 10-11 shtator kalojnë të “frytshme”./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi