Bill Gates: Të mbyllet gjithçka për 10 javë, nëse duam ta mundim koronavirusin

Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, në një shkrim autorial të botuar në Washington Post, u ka bërë apel autoriteteve në SHBA që të mbyllet gjithçka për të paktën 10 javë, me qëllim që të fitohet beteja kundër koronavirusit.

Ndër të tjera shkruhet:

“Nuk ka dyshim që Shtetet e Bashkuara kanë humbur rastin të jenë në avantazh në luftën kundër koronavirusit. Por, ende ka hapësirë për të marrë vendimet e duhura. Vendimet që i marrim ne dhe liderët tonë, do të kenë ndikim të madh në atë se sa shpejt do të fillojë të ulet numri i personave të prekur me COVID-19, si dhe në atë se sa do të zgjasë “fikja” e ekonomisë dhe sa amerikanë duhet të varrosin më të dashurit e tyre për shkak të koronavirusit.

Me punën që kryej me fondacionin tim, kam biseduar me ekspertë dhe liderë në Washington dhe në mbarë botën. Më është bërë e qartë se duhet të ndërmarrin tre hapa konkretë.

E para, na duhet një qasje e qëndrueshme kombëtare për mbylljen e gjithçkaje. Pavarësisht thirrjeve nga ekspertët e shëndetit publik, disa shtete nuk kanë mbyllur gjithçka. Në disa shtete, plazhet janë ende të hapura; në disa tjera restorantet vazhdojnë të punojnë për ata që duan të ulen dhe të hanë.

Është një recetë për katastrofë. Nëse njerëzit munden lirshëm të udhëtojnë përmes kufijve shtetëror, njëjtë mund të veprojë edhe virusi. Zyrtarët shtetëror duhet të jenë të qartë: Mbyllja e gjithçkaje do të thotë që asgjë nuk guxon të funksionojë.

E dyta, qeveria federale duhet të përshpejtojë procesin e testimit. Do të duhej të kishte shumë më tepër teste që do të jenë të disponueshme në çdo spital. Gjithashtu do të duhej të konsolidonim rezultatet në mënyrë që të mund të identifikojmë shpejt vullnetarët e mundshëm për prova klinike, dhe ta dimë se kur do të jetë koha kur do t’i kthehemi normalitetit. Ka edhe shembuj të mirë – shteti i Nju Jorkut së fundmi ka zgjeruar kapacitetet e saja duke kryer mbi 20 mijë teste në ditë.

Dhe e treta dhe e fundit, për ta mundur sëmundjen, na duhet vaksina e sigurt dhe shumë efikase. Nëse i bëjmë të gjitha si duhet, do të mund ta kishim për të paktën 18 muaj që do të ishte koha më e shkurtër në histori që ndonjëherë është prodhuar dhe testuar një vaksinë, ka shkruar ndër tjera Bill Gates./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi