Bilanc tragjik në Mat, shkon në tre numri i viktimave

Ka shkuar në tre numri i personave që kanë ndërruar jetë nga sulmi me armë në fshatin Shëlli në Macukull të Matit.

Një debat për motive të dobëta përfundoi me tre të vrarë dhe një të plagosur në fshatin Shëlli në Macukull të Matit. Viktimat, punëtore që prej disa ditësh po hapnin rrugën mes Shëllisë dhe Shqefnit dy fshatra të thella të Macukullit.

Kujtim Koxha, banor i fshatit Shëlli, 51 vjeç që u kap nga policia duke ikur, debatoi me viktimat e me pas mori një armë kallashnikov dhe i qëlloi ndërsa po pushonin në kohën e drekës në një lokal në fshat.

Një nga viktimat, shtetasi me inicialet M.H, humbi jetën direkt ndërsa dy viktimat e tjerë, E.A dhe H.B ndërruan jetë gjatë transportit për në spitalin e Tiranës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi