SHËNDETËSI

Bilanc lufte, 53 fëmijë vdesin nga konsumi i frutit ekzotik

Spread the love

“Të paktën 53 fëmijë kanë vdekur në Indinë veriore në 10 ditët e fundit nga një sëmundje vdekjeprurëse e trurit që besohet të ketë lidhje me një substancë toksike të gjetur në fruta të lychee”, thanë zyrtarët e shëndetësisë sot.

Vdekjet janë raportuar nga dy spitale në qarkun Muzaffarpur të shtetit Bihar, pjesa lindore e vendit e njohur për pemët e të lychee.

Të gjithë fëmijët shfaqën simptoma të Sindromit të Encefalit Akut (AES), tha zyrtari i lartë i shëndetësisë, Ashok Kumar Singh, duke shtuar se shumica kishin pësuar një humbje të papritur të glukozës në gjakun e tyre.

“Departamenti i Shëndetësisë ka lëshuar tashmë një njoftim për njerëzit që të kujdesen për fëmijët e tyre gjatë verës së nxehtë, kur temperatura shkojnë mbi 40 gradë Celsius”, tha Singh.

Të paktën 40 fëmijë të tjerë që ankoheshin për simptoma të ngjashme ishin duke u trajtuar në spital.

Shpërthimet e sëmundjes kanë ndodhur çdo vit gjatë muajve të verës në Muzaffarpur dhe në rrethet fqinje që nga viti 1995, zakonisht që përkojnë me sezonin lychee. Në vitin 2014 nga e njëjta sëmundje kanë gjetur vdekjen 150 persona.

Related posts

Spinaqi dhe banania, kombinimi perfekt për organizimin!

dritatv

Shtrenjtohen buka, perimet dhe duhani!

dritatv

Si të evitoni problemet me gjumin!

dritatv

Leave a Comment