Bilall Kasami shkarkohet nga posti i kryetarit të Lëvizjes Besa

Bilall Kasami, lideri i deritashëm i Lëvizjes BESA edhe zyrtarisht është shkarkuar nga posti i kryetarit të partisë Lëvizja Besa.

“64 nga gjithsej 107 anëtarë të Këshillit Qendor të BESA-s dhe deputetët e kësaj partia ku u diskutua edhe për përgjegjësinë e liderit të BESA-s për zgjedhjet lokale dhe shkelja e statutit të partisë. Në mënyrë unanime u vendos për shkarkimin e liderit të partisë, Bilall Kasami”, tha Orhan Murtezani.

Nexhmedin Karemani u zgjodh udhëheqës i organizmit të Kongresit dhe ushtrues detyre i kryetarit të partisë, njëkohësisht edhe anëtari më i vjetër i Këshillit Qendror.

Orhan Murtezzani gjithashtu bëri me dije “se brenda partisë së BESA-s ekzistojnë struktura paralele” për të cilat edhe opinioni qe dëshmitarë./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi