BIK uron Fehim Abazin për zgjidhjen në krye të BISHZ- së

Me anë të një telegrami urimi, Bashkësia Islame e Kosovës dhe kryetari i saj Myftiu Naim ef Tërnava ka uruar Fehim Abazin për zgjidhjen në krye të Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, ndërsa ka kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve që ata drejtojnë.

“I nderuar Kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, Fehim Abazi, përfitoj nga rasti dhe kam nderin e veçantë që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju uroj për zgjidhjen tuaj si kryetari i BISHZ si dhe të anëtarët e tjerë që u zgjodhën në organet e kësaj bashkësie duke e lutur Allahun e Madhërishëm dhe tju ndihmojë në punënë dhe angazhimet tuaja të mëdha që keni përpara vetes”, shkruhet në telegram.

Nga ana tjetër përpos Urimit për Kryetarin Fehim Abazi, Bashkësia Islame e Kosovës shpreh interesin e saj të madh për të bashkëpunuar ngushtë me BISHZ si dhe bashkësitë e tjera simotra në dobi të komunitetete Islame.

“Bashkësia Islame e Kosovës dhe në veçanti Drejtoria për Diasporën është shumë e interesuar që të bashkëpunojë ngushtë me BISHZ si dhe me bashkësitë e tjera simotra në diasporë mbesim me shpresë se bashkëpunimi ynë do të jetë i vazhdueshëm”, përfundon telegrami i urimit që Bashkësia Islame e Kosovës i ka dërguar Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës.

/Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi