• Home
  • BOTA
  • Bien dëshmorë dy ushtarë turq në Diyarbakir të Turqisë
BOTA

Bien dëshmorë dy ushtarë turq në Diyarbakir të Turqisë

Spread the love

Dy ushtarë turq kanë rënë dëshmorë dhe pesë të tjerë janë plagosur sot, kur një pajisje improvizuese e vendosur nga terroristët e PKK-së shpërtheu në krahinën juglindore Diyarbakir.

Incidenti ndodhi kur forcat turke të sigurisë kryen një operacion kundër terroristëve të PKK-së në rrethin Dicle të Diyarbakir-it, bëri të ditur zyra e prefektit.

Po ashtu bëhet e ditur se pesë ushtarë, duke përfshirë dy në gjendje të rëndë, janë dërguar në spitalin shtetëror Selahaddin Eyyubi.

PKK- ja, e emëruar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.

Që atëherë, ajo ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 1.200 personave të sigurisë turke dhe civilëve, duke përfshirë gratë dhe fëmijët./Rtv Drita/

Related posts

Çelik: AP e OKB-së ka vërtetuar mosnjohjen e ligjit nga Izraeli

dritatv

Siri, filluan evakuimet nga Homsi Verior

dritatv

Kryeministri Yildirim kandidat për kryetar të Parlamentit të Turqisë

dritatv

Leave a Comment