Bie në të kontakt me energjinë, vdes 10-vjeçarja në Durrës

Një e mitur ka humbur jetën në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e të miturës në lagjen Nr.17.

Mësohet se viktima është A.B., 10 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në banesë pa pasur mundësi të transportohet në spital.

“Më datë 08.03.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr 17, Durrës, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, në banesën e saj, shtetësja e mitur A.B., 10 vjeçe dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi