Bie dëshmor palestinezi i plagosur nga ushtria e Izraelit

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi se ka rënë dëshmor i riu palestinez, i cili ishte plagosur me armë zjarri nga ushtarët e Izraelit.

Në një deklaratë nga zyra e Kryeministrisë thuhet se i riu palestinez Muhammed Ebu Dekka, i cili u plagos në protestat e “Marshimit të Kthimit të Madh” në kufi të Gazës, dje në orët e mbrëmjes ka humbur jetën në spitalin St. Joseph në Kuds, ku ishte duke u trajtuar.

Në deklaratë thuhet se Ebu Dekka është plagosur në protestat e 14 majit, ku ranë dëshmorë më shumë se 60 palestinezë dhe u plagosën më shumë se 2 mijë e 700 të tjerë.

Që nga fundi i marsit, palestinezët kanë organizuar tubime përgjatë kufirit me Gazën kundër okupimit izraelit prej disa dekadash për të kërkuar kthimin në shtëpitë e tyre në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugë shtetit të ri të Izraelit. Në protestat paqësore që nga 30 marsi e deri më tani kanë rënë dëshmorë më shumë se 120 palestinezë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi