Betohet kryebashkiakja e PS në Kurbin, jep mesazhin e parë

Kryebashkiakja socialiste e Kurbinit, e dalë nga votimet e 30 qershorit, Majlinda Cara, ka dhënë mesazhin e parë pas betimit.

Duke falënderuar qytetarët kurbinas dhe socialistët, e zgjedhura e PS është shprehur se ky mandat do të jetë një sfidë për t’i shërbyer me përkushtim maksimal çdo qytetari, për të ndërtuar projekte të reja për zhvillimin e zonës në shumë dimensione.

Sipas saj, vetëm puna do të jetë kryefjalë e çdo dite, që t’iu kthehet qytetarëve të Kurbinit gjithë mbështetja.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje te gjitheve!
I nderuar z.minister Sander Lleshaj,
E nderuar znj.deputete Lindita Nikolla,
I nderuar z.prefekt Gjok Jaku,
Te nderuar pjesemarres,

Me lejoni qe ta hap kete fjale te shkurter timen me nje falenderim per gjithe qytetaret kurbinas per gjithe mbeshtetjen e tyre ndaj Partise Socialiste, ndaj meje dhe ndaj cdo anetari te zgjedhur te Keshillit Bashkiak.

Padyshim falenderime dhe mirenjohje per gjithe strukturat e PS-se ne nivel lokal dhe qendror, per kryetarin dhe kryeministrin Edi Rama, qe me besuan pergjegjesine e madhe per te administruar bashkine e Kurbinit.

Eshte nder dhe privilegj tu drejtohem sot si kryetare e kesaj bashkie, si drejtuese e ketij ekipi qe eshte zgjedhur nga banoret e Kurbinit per te cuar perpara zhvillimin e qytetit tone.

Te nderuar pjesemarres!
Per mua, stafin e bashkise si dhe anetaret e zgjedhur te Keshillit Bashkiak cdo dite ne vazhdim te ketij mandati do te jete nje sfide, per t’i sherbyer me perkushtim maksimal cdo qytetari te Kurbinit, per te ndertuar projekte te reja per zhvillimin e zones ne shume dimensione si: permiresimin e infrastruktures, mireqenien sociale, zhvillimin e turizmit, nderhyrjet ne bujqesi e shume pune te tjera te cilat do marrin udhen e zgjidhjes gjate ketij 4 vjecari.

Puna, puna dhe vetem puna do te jete kryefjale e cdo dite, qe ne t’u kthejme qytetareve te Kurbinit gjithe mbeshtetjen e treguar ndaj nesh dhe te plotesojme me sa mundemi cdo pritshmeri te tyren ne lidhje me administrimin e qytetit duke e kthyer ate ne nje qytet me te dashur, me komunitar dhe me te jetueshem per ne dhe femijet tane.

30 Qershori na ngarkoi nje pergjegjesi te madhe te gjitheve ne, e une jam besimplote se te gjithe sebashku, duke punuar si nje trup i vetem do te jemi ne lartesine e detyres per te sherbyer me korrektesi e profesionalizem ndaj cdo qytetari te Kurbinit, qofshin ato te majte apo te djathte.

Shume pune na presin por ne duhet te tregojme cdo dite, me vullnet te hekurt e vendosmeri maksimale se kurbinasit u rreshtuan ne anen e duhur, besuan e votuan per forcen politike qe ka zgjedhur te jete gjithmone krah tyre. Edhe njehere shume faleminderit, suksese e mbaresi per gjithesecilin! Zoti na ndihmofte ne misionin qe kemi marr persiper!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi