Besa U-17 shpallet Kampione, Genci Gjylsheni i kërkon Këshillit Bashkiak t’i shpërblejë për këtë arritje.

Drejtoria e Kulturës, Turizmit, Trashëgimisë, Kulturore dhe Sporteve paraqiti me shkrim në ditën e sotme (pjesë e rendit të ditës), dy projekt vendime të rëndësishme kultore.

1. Projekt Vendim “Mbi miratimin e fondit total prej 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë të reja për realizimin e aktiviteteve kulturore- artistike në kuadër të festimeve për Vitin e Ri 2018”.

Projekt Vendim “Mbi miratimin e fondit për zhvillimin e aktivitetit të komunitetit Vlleh”.

Të dy këto projekt propozime u miratuan unanimisht nga të gjithë anëtarët e këshillit.

Në fund të mbledhjes, tek kategoria, diskutime të ndryshme, Drejtori i Kulturës, Turizmit, Trashëgimisë, Kulturore dhe Sporteve i propozoi Këshillit Bashkiak ndarjen e një fondi prej 200.000 (dy qind mijë) lekë të reja për klubin Besa në grupmoshën e U- 17, pas triumfit të tyre në Kupën e Shqipërisë. Z. Gjylsheni kërkoi që këta djem të ri, ky brez i artë të vlerësohet për arritjen që kanë berë në fushën e sportit dhe të stimulohen për arritje të tjera sportive duke ngritur lartë emrin e qytetit.

“Fakti që ata janë në krye të kampionatit për këtë grupmoshë dhe pretendojnë të shpallen kampionë, lind nevoja e një mbështetje për ata djem”, tha ndër të tjera z.Gjylsheni në propozimin e tij. Ky propozim u mirëprit nga ana e këshilltarëve të cilët shprehën pëlqimin dhe mbështetjen e kësaj kërkese, e cila me shumë gjasa do të miratohet në mbledhjen e ardhëshme të Këshillit Bashkiak të Kavajës.

/Drita Tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi