Besa U- 17 fiton Kupën e Shqipërisë, Bashkia organizon aktivitet falenderimi

Ditën e sotme në Pallatin e Kulturës Kavalion u organizua një aktivitet falenderimi në nder të ekipit Besa U-17 me rastin e triumfit në Kupën e Shqipërisë dhe sjelljen e trofeut në Kavajë.

Në këtë aktivitet për ti përshëndetur dhe falenderuar djemtë e ekipit ka qenë edhe vetë Kryetari i Bashkisë Z. Isa Sakja i cili pasi i’u premtoi mbështetje të madhe këtij ekipi, tha se Kavaja krenohet me ju, që ngritët lart emrin dhe traditën sportive të qytetit.

Në fjalën e tij z. Sakja i’u premtoi djemve edhe një shpërblim prej 200.000 lekësh të rinj, një propozim ky që i është bërë këshillit të bashkisë edhe në mbledhjen e fundit, për të cilin anëtarët ishin plotësisht dakort.

Ky është statusi i plotë në faqen zyrtare Bashkia Kavajë

“Bashkia Kavajë në nder të ekipit Besa U-17, të cilët u shpallën kampionë të Republikës së Shqipërisë, organizoi një aktivitet falenderimi për këta djem që nderuan qytetin tonë. Tradita e futbollit kavajas është në duar të sigurta me këtë brez të rinj futbollistësh, të cilët janë një premisë e shkëlqyer që futbolli ynë të ruajë po ato vlera që ka trashëguar ndër vite. Kryetari i Bashkisë Isa Sakja, u bëri të ditur futbollistëve që Bashkia ka akorduar një premio prej 200.000 lekësh të reja për ekipin Besa U-17.
Me ju krenohemi!”

/Drita tv/

Momentet e festës:

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi