Besa e sigurtë drejt play- offs, të djelën pret Pogradecin

Ditën e djelë në orën 10:00 ekipi i Besës U17 do të presë në shtëpi ekipin e Pogradecit, 7 javë përpara fundit të kësaj faze të Kategorisë Superiore në Kampionatin Kombëtar për 17- vjeçarët, Grupi B.

Ekipi i Besës e pret e qetë Pogradecin pasi aktualisht ekipi renditet në vendin e parë me 51 pikë, 10 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Flamurtari.

Nga ana tjetër ekipi i Pogradecit vjën në Kavajë pa shumë pretendime pasi ata renditen në fundin e tabelës, konkretisht në vendin e 8 me vetëm 20 pikë të grumbulluara.

Në këtë ndeshje ekipi i Besës vjen i plotë dhe pa mungesa të rëndëshishme, të cilat do mund të ndikonin në perfomancën e mirë dhe arritjen e një rezultati pozitiv për ekipin.

Kujtojmë që deri në përfundim të sezonit kanë mbetur edhe 7 javë nga fundi i kampionatit, ndërsa pas ndeshjes së fundit, dy ekipet e renditura të parat në secilin grup do të ndeshen ndërmjet tyre në play- offs, nëpërmjet formulës A1 vs B2 dhe B1 vs A2 ku më pas fituesit do të ndeshen ndërmjet tyre në finale për të përcaktuar edhe fituesin e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore në U17.

Besa U17 vs Pogradeci U17 do të zhvillohet ditën e djelë ora 10:00.

/Drita Tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi