Bërnabiç për taksën: Kjo zgjati shumë dhe çdo ditë është goditje e re për ekonominë e Serbisë

Duke komentuar deklarimet e kryeministrit të Kosovës Ramush se është i gatshëm që ta fusë në rend dite të agjendës së Qeverisë heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë, nëse dikush nga ministrat e tij do ta propozojë, Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, ka thënë se asnjë veprim i Haradinajt nuk na jep arsye të besojmë që ai do ta heqë taksën.

Ajo megjithatë ka shfaqur shpresën që çështja e taksës do të zgjidhet.

“Shpresoj se çështja e taksës so të zgjidhet, por asnjë veprim i Haradinajt deri më tani nuk na jep arsye që të besojmë,se ai çfarë premton edhe e përmbushë. Sinqerisht shpresojmë se do të hiqet taksa, jo vetëm për shkak të prodhimeve, por edhe që të vazhdojë dialogu Prishtinë –Beograd”, ka thënë Bërnabiç, pas vizitës së Drejtorisë së Laboratorit Referentë Kombëtarë.

E pyetur se si do të kompensohen humbjet e prodhuesve me vënien e taksës, ajo kujtoi se vënia e taksës është në kundërshtim me Marrëveshjen e CEFT-as.

Siç transmeton B92, Bërnabiq, ka falënderuar partnerët, përfshirë këtu edhe letrën e SHBA-së, në të cilën thuhet se taksa është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe me vlerat e bashkëpunimit për stabilitete rajonal.

“Kjo ka zgjatur shumë dhe çdo ditë është goditje e re për ekonominë e Serbisë dhe stabilitetin rajonal” tha Bërnabiç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi