Berlusconi: BE-ja duhet ta fitojë përsëri Turqinë në anën e saj

Lideri i partisë së krahut të djathtë Forza Italia, Silvio Berlusconi, i cili është kandidat në zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) që do të mbahen më 26 maj, tha se Bashkimi Evropian (BE) “ndoshta” duhet ta fitojë përsëri Turqinë në anën e saj.

Duke folur në programin “Porta a Porta” në televizionin shtetëror italian Rai, Berlusconi tha se BE-ja është duke lëvizur në mënyrë të gabuar në politikën e jashtme.

“BE-ja po lëviz në mënyrë shumë të gabuar në politikën e jashtme. Ajo mbetet e pafuqishme përballë vendimeve të gabuara dhe luftës tregtare të qeverisë së SHBA-së” tha Berlusconi, duke shtuar se blloku duhet të jetë një zë i vetëm në çështjet e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes.

Më tej, ai theksoi se BE-ja duhet të rregullojë marrëdhëniet që ka me Rusinë dhe “ndoshta duhet ta fitojë përsëri Turqinë”.

Ndërkaq, në lidhje me të djathtën ekstreme e cila pritet të rrisë votat në zgjedhjet e PE-së, Silvio Berlusconi deklaroi se “Nëse nuk dakordohen me qendrën e djathtë, ata izolohen dhe nuk mund të bëjnë asgjë”.

Ndryshe, 36 nga kandidatët e Italisë, që është vendi i dytë pas Gjermanisë dhe Francës që ka dërguar më shumë parlamentarë në PE me 750 parlamentarë dhe një president, ndodhen aktualisht në një detyrë politike në vend.

Në zgjedhjet e PE-së garojnë shtatë senatorë, 19 anëtarë drejtues rajonalë dhe dhjetë deputetë, duke përfshirë edhe zv/kryeministrin, liderin e partisë së ekstremit të djathtë La Lega, Matteo Salvini, dhe kryetaren e Partisë Fratelli d’Italia, Giorgia Meloni.

Sipas ligjeve të italiane, një person nuk mund të ushtrojë detyrë politike edhe në PE, edhe në Itali, dhe 36 personat që janë kandidatë duhet të bëjnë preferencën e tyre në rast se dalin fitues në zgjedhjet që do të mbahen ditën e dielë.

Italia, e cila aktualisht ka 73 vende në PE, pas hyrjes në fuqi të Brexit-it në rastin e largimit të Britanisë, parashikohet të rrisë në 76 numrin e ulëseve.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Gjendet trupi i pajetë i studentes që u hodh nga avioni

Gjendet trupi i pajetë i një studente në Universitetin e Kembrixh, e cila u hodh nga një avion gjatë vizitës së saj në Madagaskar. Shefi...

Nisin punimet për rrugën e Kardhiqit. Rama: Tiranë-Sarandë, jo më shumë se 3 orë

Në Kardhiq të Gjirokastrës ka nisur këtë të dielë puna për ndërtimin e rrugës që shkon drejt Delvinës, e më pas për në Sarandë. Nisja...

Atentati në Laprakë, për motive të dobëta. Identifikohet autori

Një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, në një ngjarje të ndodhur pasditen...

Së fundi

Lajme dt: 06/07/2020

https://youtu.be/r_mKEqImrIc DRITA TV LAJME 6 7 2020 EDICIONI 1 Katër ditë pas ngjarjes tragjike, forcat zjarrfikëse janë rikthyer në shtëpinë e familjes Josifi! Trendi i shtuar i...

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri. Sipas mediave vendase,...

Ushtria gjermane trajnon qentë për identifikimin e të prekurve me COVID-19

Ushtria gjermane trajnon qentë për të identifikuar njerëzit që janë të prekur me koronavirusin e ri (COVID-19). Në një deklaratë nga forcat e armatosura gjermane,...