Berlin, mbështetësit e PYD/PKK-së sulmojnë një konferencë për shtyp

Mbështetësit e organizatës terroriste PYD/PKK sulmuan një konferencë shtypi të një zëdhënësi të qeverisë gjermane, në protestën e fundit radikale dhe të dhunshme nga grupi.

Pesë demonstruesit që mbanin flamuj të grupit terrorist hynë në sallën e konferencave të një qendre mediale të Berlinit, pasi Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, arriti në konferencën e rregullt për shtyp.

Protestuesit me slogane kundër operacionit vazhdues ushtarak të Turqisë, që ka shënjestër terroristët e PYD/PKK-së në Sirinë veriperëndimore, i bënë thirrje Berlinit të ndal shitjen e armëve për partnerin e saj të NATO-s, Turqinë.

Simpatizantët e PYD/PKK-së u larguan nga salla e konferencave pasi një roje e sigurisë kërkoi nga ata të lëshonin sallën.

Gjermania ka qenë dëshmitare e një numri në rritje të protestave radikale dhe dhunës nga mbështetësit e PYD/PKK-së, që kur grupi dy javë më parë filloi një fushatë për të protestuar kundër operacionit “Dega e Ullirit” të Turqisë.

Simpatizantët e grupit sulmuan pesë xhami të drejtuara nga shoqatat turko-muslimane në Gjermani dhe kërcënuan me më shumë dhunë.

Javën e kaluar, disa qytetarë turq poashtu u sulmuan nga protestuesit e PYD/PKK-së në aeroportin e Hannoverit.

PKK që nga viti 1993 është ndaluar në Gjermani, por ende mbetet aktive me rreth 14.000 pasues në mesin e popullsisë emigrante kurde të vendit.

Turqia ka kritikuar gjatë kohë partnerin e saj të NATO-s, Gjermaninë, për mosmarrjen e masave serioze kundër PKK-së, e cila përdor vendin si një platformë për ngritjen e fondeve, aktivietet e rekrutimit dhe propagandës.

Gjermania ka një komunitet turk prej tre milionë banorësh, shumë prej të cilëve janë shtetas gjermanë me origjinë turke, të gjeneratës së dytë dhe të tretë, gjyshërit e të cilëve u shpërngulën në vend gjatë viteve 1960./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi