Berisha: Shfuqizimi i Speciales do të ishte vetëvrasje për Kosovën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dhënë një intervistë duke dhënë mendimin e tij rreth iniciativës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ka bërë thirrje që të ndërpritet kjo iniciativë, pasi sipas tij është rrezik i madh për Kosovën.

Berisha e quan ëndërr të keqe të dimrit këtë iniciativë, sepse sipas ish kreut të PD-së, nuk bën që një shtet i tërë të pësojë për interesat e disa individëve.

“Mendoj se kjo nismë shënon një tentativë për suficid politik. Ngritja e Gjykatës Speciale është një kontratë që autoritetet më të larta kosovare kosovare e kanë firmosur me vullnetin e tye, nëpërmjet ligjit që e kanë votuar vetë në parlament, me këshillat e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. SHBA dhe BE kanë angazhuar resurse të mëdha financiare dhe njerëzore për ngritjen dhe funksionimin e gjykatës, për hetimin e ndëshkimin në përputhje me ligjet të krimeve eventuale të luftës, apo krimeve kundër njerëzimit të kryera nga ish antarë të UÇK-së. Kjo ide lindi pas hetimeve të filoserbit Dick Marty, hetim që mori mbështetje nga Parlamenti Evropian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku komuniteti ndërkombëtar e konsideroj të domosdoshëm hetimin e krimeve të mundshme nga individ apo grupe të UÇK-së në Kosovë, apo në territorin e Shqipërisë, andaj duhet hetim i paanshëm”, ka thënë Berisha, për Indeksonline.

Por ish-kryeministri shqiptar insiston në mbajtjen e raporteve me BE-në dhe SHBA-në pasi që sipas tij ky do të ishte akt pabesie ndaj fqinjëve të pandashëm të Kosovës.

“Shkelmimi i një kontrate me partnerët ndërkombëtarë do të ishte shkelmim i një kontrate me partnerët dhe miqt e mëdhenjë të Kosovës. Ky akt do të kishte pasoja më të rënda se çdo akt tjetër, apo se çdo vendim i Gjykatës Speciale. Akte të tilla nuk ndërmirren nga një vend i lirë që ndërton demokracinë, sepse akte të tilla marrin shtetet zuzare, të cilat në fund ndëshkohen. Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do të shkatërronte gjithçka që është ndërtuar në Kosovë. Poashtu, Këshilli i Sigurimit bazuar në të drejtën ndërkombëtare mund të aktivizoj me gjithë fuqinë e vetë rezolutën 1244 që do të ishte mbrapakthehu i madh për Kosovën.Politika mos të shikojë mbrojtjen e individëve, por interesin shtetëror. Deklaratat e pesëshes së madhe dhe të ambasadorit amerikan kanë sqaruar gjithçka për këtë, andaj kërcënimet e tyre janë tejet serioze. Këtë po e konsideroj si një ëndërr të keqe dimri që shpresoj se do harrohet sa më shpejt dhe kurrë nuk do të bëhet realitet. Nuk dua që Kosova të bëjë vetëvrasje politike, këtë nuk dua ta shoh as në ëndërr”, ka thënë Sali Berisha. / Indeksonline/

/Ora News.tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi