Berisha njofton ish-presidentin për tranzicionin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha priti sot në takim ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, të cilin e njoftoi me tranzicionin e FSK-së në ushtri dhe zyrtarizmin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në takim ishin të pranishëm edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe shefi i kabinetit të Ministrit, Jashar Ramadani.

Ministri Berisha së pari e falënderoi ish- presidentin Sejdiu për vizitën dhe për kontributin e tij në rrugëtimin e shtetit të Kosovës, e në veçanti të FSK-së, dhe më pas e njoftoi me zhvillimet e përgjithshme në MM dhe FSK, si tranzicionin e FSK-së në ushtri dhe zyrtarizmin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërsa, ish presidenti Sejdiu, pasi e falënderoi ministrin Berisha për pritjen, ai njëherësh uroi ministrin dhe komandantin e FSK-së, gjeneral Ramën, për zyrtarizmin e ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, duke iu dëshiruar zhvillim të shpejtë në ngritjen e kapaciteteve ushtarake, siç u shpreh ai, si element kryesor i konstituimit të shtetësisë së Kosovës.

Ish- presidenti Sejdiu vazhdoi vizitën e tij edhe në kazermën “Adem Jashari“ të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi