• Home
  • SHQIPERIA
  • Berati, Fieri dhe Rrogozhina, zonat më të ndotura në Shqipëri nga mbetjet urbane
SHQIPERIA

Berati, Fieri dhe Rrogozhina, zonat më të ndotura në Shqipëri nga mbetjet urbane

Spread the love

Përveç Durrësit, Top Story pasqyroi edhe disa zona të tjera të rrezikshme nga plehrat siç është Berati, Rrogozhina apo Fieri. Në Berat mbetjet kanë pushtuar shtratin e lumit të Osumit, i cili me rrjedhjen e tij përhapet në të gjithë zonat përreth, deri në kanalet vaditëse bujqësore.

Një kodrinë me plehra lëshon një erë vdekjeprurëse, e cila bëhet akoma edhe më e rëndë kur bie shi.

Në qytetin e Fierit shërbimi i menaxhimit të mbetjeve nuk ofrohet rregullisht në të gjithë territorin e Bashkisë së Fierit.

Mbetjet në këtë vend-depozitim prej 6.2 hektarësh, shkarkohen në formë kavaletash, në terren të hapur dhe hera-herës digjen duke lëshuar helme dhe era të rënda.

Trajtimi dhe eliminimi i mbetjeve është problem në qytetin e Fierit, pasi kjo fushë është në përdorim prej më shumë se 40 vitesh, shumë pranë vijës ujore të Vijës së Ngjalës, aty ku toka është argjilore pa kullim dhe e parrethuar.

Miliona lekë janë shpenzuar nga kjo Bashki për hartimin e disa strategjive locale për menaxhimin e mbetjeve, por deri tani janë vetëm në letër.

Gjithashtu, i njëjti problem është dhe në Rrogozhinë. Bashkia Rrogozhinë dhe rrethinat e saj, në mungesë të një venddepozitimi, i derdhin mbetjet në shtratin e Lumit Shkumbin. Lumenjt tanë nga veriu në jug, nga lindja në perendim, janë venddepozitimi më i madh i mbetjeve urbane. Askush nuk i di me saktësi shifrat, por në ujërat e lumenjëve, lundrojnë më shumë mbeturina, se sa të gjithë landfillet e tokës, të marra së bashku. E teksa këto lumenj, kalojnë afër zonave bujqësore, uji i tyre devijohet në shumë kanale, me të cilat vaditen arat, serat, platacionet me pemë frutore, madje dhe gruri nga i cili nxjerrim bukën.

Top Channel

Related posts

Kavaja nis festimet, ky është urimi i kryetarit Sakja

dritatv

Meta: India të rishikojë qëndrimin për njohjen e Kosovës, kontribut i saj në rajon

dritatv

Vettingu ndaj Bledar Abdullait, KPK: Probleme me deklarimin e pasurisë

dritatv

Leave a Comment