Berat, i moshuari 45 vite këpucar: Art nga duart,e nisa 14 vjeç

Bashkëmoshatarët e tij i gëzohen ditëve të pensionit, por për 69-vjeçarin nga Berati është ndryshe. Petrit Matrapazi edhe pse në këtë moshë nuk e ka lënë ende profesionin e tij disavjecar, kepucarinë. Ishte vetëm 14 vjec kur ai nisi të modelonte kepucë.

Profesioni që nisi e bëri qe shumë shpejt të kuptojë se do ta shoqëronte gjatë. Këpucar Petriti tregon se pasi kreu shërbimin ushtarak në kohën e regjimit komunist iu nënshtrua një kursi 1-vjeçar për modelim këpucësh. Ai rrëfen se merrte mësim nga profesorë nga më të mirët në atë kohë, si Ylvi Deliallisi, Ismail Toska etj.

Të krijoje në ate kohë një palë cizme, edhe pse ishte e ndaluar ishte tepër e veshtirë.

Me ndryshimin e sistemit dhe rënien e komunizmit, nisi vetëadministrimi dhe këpucar Petrit hapi dyqanin e tij në Berat ku vijon të punojë prej 45 vitesh në këtë profesion.  Ai shprehet tepër i kënaqur me këtë profesion, të cilin e quan “art nga duart”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi