Beqaj: Programi për financimin e NVM-ve dhe Start-upeve ka qëllim përkrahjen e ideve inovative

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë sot ka lansuar Programit për mbështetjen financiare të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për Bizneset Fillestare- “Start-up” dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme- NVM. 

Në ceremoninë e lansimit të këtij  Programi kanë marrë pjesë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, ministra të tjerë të Qeverisë së Kosovës, përfaqsues të bizneseve dhe inovatorë të rinj.

Në fjalën e tij para të pranishmëve ministri Besim Beqaj ka folur për rëndësinë e lansimit të këtij Programi  i cili ka për qëllim mbështëetjen financiare të NVM-ve dhe Start-upeve.

“Ky program financiar që sot po lansojmë, ka për synim, t’i përkrahë idetë inovative të të bërit biznes, e bazuar në njohuri dhe shkathtësi të buta, ekonomi të bazuar në dije dhe teknologji të “Sektorët me prioritet që do ti mbështesim janë teknologjia informative, edukimi, energjia, shëndetësia, infrastruktura, prodhimi dhe shërbimet”, theksoi z. Beqaj.

Ministri Besim Beqaj ka saktësuar se Programi do të jetë i strukturuar në tre nivele financimi: niveli i parë i financimit deri në 20,000 €, niveli i dytë i financimit deri në 50,000 € dhe niveli i tretë i financimit deri në 100,000 €.

Ndërsa Ministri i Ministrisë së Financave Bedri Hamza ka folur për rëndësinë e fuqizimit të sektorit privat, sepse fuqizimi i këtij sektori, sipas ministrit Hamza krijon vende të reja pune. “Përparësitë të Kosovës janë gjenerata e re, njerëz të përgatitur, sidoos në fushën e IT-së, gjë që ka bërë që Kosova të eksportojë shërbime dhe produkte të teknologjisë informative”, theksoi ministri Hamza.

Ministri Hamza tha poashtu se kontribuesi më i madh në Kosovë është sektori privat, prandaj Qeveria ka obligim të sigurojë kushte për këtë sektor.

Në këtë ngjarje, për rëndësinë e përkrahjes së NVM-ve dhe Start-Upeve, ka folur edhe znj. Arta Shehu-Zaimi nga  Akademia “Jcoders”,  e cila ka theksuar se përkrahja financiare për idetë inovative dhe Start-upet ka munguar, ndërsa përkrahja që do të vije nga MIN do të mundësojë zhvillim të këtij sektori që ka potencial të jashtëzakonshëm.

“Skema e granteve që po shpaloset sot këtu është mundësi e cila mund të na fuqizojë në misionet tona dhe e mirëpresim si komuitet i star-upeve”. Znj. Shehu-Zaimi ka thënë se lansimi i sotëm i këtij programi ëshë zëri i dësgjuar i komunitetit të start-upeve në Kosovë.

Njarja e sotme e organizuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë shënon fillimin e lansimit të thirrjeve publike për përkrahje financiare të start-upeve dhe NVM-ve. Të gjithë të interesuarit aplikacionet mund t’i marrin në web faqene Ministrisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi