Bëmat e luftës: sërish “kapje armësh” në politikën kosovare

Nga Blendi Gashi

Debati për keqpërdorimet eventuale të fondeve të luftës ka hapur seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ku protagonistët ishin sërish Anton Quni i LDK-së e Xhavit Haliti i PDK-së.

Ndërsa i pari qëndroi prapa fjalëve të bëra javë më parë ku akuzoi Halitin për marrjen e rreth 8 milionë markave, ky i fundit mohoi sërish një gjë të tillë.

Ky debat më pas sjelli dhe akuza të reja nga Quni në drejtim të Halitit për shantazhe e rrahje.

Më poshtë portali tesheshi.com ju sjell përplasjen mes dy deputetëve:

Quni: Kam dyshime se pati edhe më shumë para. A u përdorën ato para për çështje të destinuara. Të gjitha ato që ju zoti Haliti i apostrofuat në seancën e kaluar nuk ishin por do të respektoj autoritetin e tyre që të deklarohen kur ata ta shohin të arsyeshme, por me forcën e fakteve dhe argumenteve gjithnjë . Do të flas edhe për rolin e Ministrisë së Mbrojtës për çlirimin e Kosovës. Po këtu kam dëshmitë ato dëshmi dhe varet nga ju a do t’i publikoni apo jo, ndërmjet administratës do t’i përcjelli tek ju të gjitha dëshmitë pra, dita, data, vula, kalimi i mjeteve financiare nga Ministria e Mbrojtjes.

Haliti: Kam pasur raporte me Ibrahim Rugovën, me Bujar Bukoshin me Bujar Mehmetin me Shaqir Shqirin, e Anton Kolën. Me të gjithë kam biseduar deri te themelimi i fondit kombëtar, e deri te prishja e fondit nga Bujar Bukoshi dhe Ali Aliu- që kanë qëndruar në fondin e 3 për qindëshit. E njoh mirë edhe fondin e qeverisë së Kosovës, por nuk dëshiroi t’i analizojë këto gjëra.
Ahmeti ka qenë vullnetmirë, ka premtuar që të gjitha mjetet që disponon qeveria e Kosovës në mërgim do t’ia dorëzojë shtabit të përgjithshëm për ta udhëhequr luftën. Ky ka qenë premtimi me shkrim. Me shkrim është. Kam bashkëpunuar me Krasniqin deri sa është vrarë, dhe nuk e kam ditë kush është Anton Çuni.

Vazhdimi i përplasjes pas raportimit të mediave…

Por përplasja mes deputetëve në fjalë vazhdoi kur Veseli u largua nga seanca dhe Haliti mori drejtimin e seancës, e ku fajtor për këtë ishin mediat që raportonin se Quni prezanton fakte se Haiti mori 8 milion marka, debat që solli edhe akuza të reja.

Haliti: Po ju them edhe mediave edhe si koleg që nuk kam marrë 8 milionë euro. Nuk po e hapim debatin por thuaju me sms që ta zhbëjnë këtë informatë, ose edhe unë po i qes letrat”, tha Haliti.

Quni: Pse po e shfaq këtë nervozë?

Haliti: S’po shfaqi nervozizëm, por tregoi mediave se s’ka marrë 8 milion marka.

Quni: Nuk kam arrit t’i dëshmoj të gjitha, por në ato dëshmi janë vula të Ministrisë së Mbrojtjes së aso kohe, numri i protokollit dhe janë protagonistët.

Haliti: A janë 8 milionë marka?

Quni: Zoti Haliti janë më shumë se 8 milionë marka që janë nda për nevoja të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

Haliti: A janë nënshkruar prej meje po të pyes Anton rrenci? Po vazhdon me rrejt.

Akuzat e reja për rrahje e shantazhe…

Quni: Ju i keni të gjitha dëshmitë për cilën shumë bëhet fjalë, është një ndër dëshmitë, normal që nuk kam arritur t’i siguroj të gjitha, por në ato dëshmi janë vula e Ministrisë së Mbrojtjes, janë numri i protokollit, janë protagonistët, janë krejt. Janë me shumë se 8 milionë euro që Qeveria e Kosovës i ka ndarë për nevojat e Shtabi të përgjithshëm të UÇK-së, për nevojat e ko mandateve të zonave, e tjera, që të gjitha ju çdo herë i keni mohuar…ndoshta ende po mendoni se jeni në vitin 1998-99 kur keni marrë në pyetje njerëz të ndryshëm, i keni kërcënuar, i keni dhunuar, i keni abuzuar, por sot jemi në parlament.

Haliti: Nëse del një shqiptar, ose një përfaqësues i cilitdo komunitet që unë e kam marrë në pyetje, që unë e kam shantazhu, që unë i kam thënë ndonjë fjalë të keqe, përveç në gjaknxehtësi me shokët e mi me shumë, unë nuk kisha qëndruar këtu. Unë nuk kam rreh askënd, nuk kam vra askënd qysh po thu ti, s’kam marrë në pyetje se s’ka qenë detyrë e imja, disa gjëra i dinë ti, s’po dua të flas. Por t’i sot edhe atë ditë ke gënjyer unë nuk kam nënshkruar dokument, sepse unë nuk kam nënshkruar me pseudonim kurrë me Qeverinë e Kosovës. Gjithçka çka kam nënshkruar, unë mendoj që kemi bërë mirë, e kam nënshkruar me emër dhe mbiemër tim, unë jap llogari për gjithçka çka kam nënshkruar në këtë botë dhe botën tjetër.

Quni: Më vjen mirë që po reflektoni dhe po tregoni që keni bashkëpunuar. Unë kam dorëzuar disa dokumente. Urnoni edhe ju kërkoni nga qeveria të sjellin dokumente të tjera.

Haliti: Jo nuk ke sjellë dëshmi për 8 milionë euro, kë gënjyer Anton! /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi