Belgjikë, partia nacionaliste Flamane N-VA tërhiqet nga koalicioni qeveritar

Në Belgjikë, partia nacionaliste Flamane N-VA njoftoi tërheqjen nga qeveria e koalicionit për shkak të krizës që ka krijuar pakti i Kombeve të Bashkuara për emigrantët.

Politikani i N-VA-së, ministri i Brendshëm, Jan Jambon, duke folur në radion VRT tha se “Dëshiroj të theksoj se zyrtarisht ministrat e N-VA-së kanë paraqitur dorëheqjen”.

Pasi ka rikujtuar se dje kishin njoftuar se do të tërhiqeshin nga qeveria në rast se kryeministri Charles Michel do të nënshkruajë paktin e OKB-së për emigrantët, Jambon, tha se kanë paraqitur dorëheqjet për shkak të këmbënguljes së kryeministrit për këtë çështje.

Po ashtu edhe politikani i N-VA, ministri për Refugjatët dhe Migracionin, Theo Francken, ka deklaruar se “Kam paraqitur kërkesën e dorëheqjes time”.

Ndërsa kryeministri Michel pasi ka bërë të ditur se qeveria nuk do të shpërbëhet për shkak se në vend të ministrave të N-VA do të emërojë anëtarët e partive të koalicionit, ai ka njoftuar se “do të ruhet vazhdimësia dhe stabiliteti i institucioneve”.

Sipas shtypit belg, kryeministri Michel sot do të takohet me mbretin Philippe dhe do ta informojë rreth dorëheqjes së ministrave.

Pas tërheqjes së N-VA partnerit kryesor të qeverisë së koalicionit, qeveria e kryeministrit Michel do të vazhdojë me qeverinë e pakicës të përbërë nga Liberalët (MR) në rajonin Valon, Demokristianët (CD&V) dhe Liberalët (Open Vld).

Zgjedhjet e përgjithshme në Belgjikë priten të zhvillohen vitin e ardhshëm në muajin maj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi