• Home
  • BOTA
  • Belgjikë, mijëra punonjës protestojnë për reformën e pensioneve
BOTA

Belgjikë, mijëra punonjës protestojnë për reformën e pensioneve

Spread the love

Punonjësit në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, kanë protestuar kundër reformës së qeverisë për pensionet.

Mijëra persona me thirrjen nga sindikatat e ndryshme të punëtorëve u mblodhën para stacionit verior të trenit në qendër të Brukselit. Protestuesit nga këtu kanë marshuar deri në stacionin e trenit Midi i cili ndodhet në një distancë disa kilometra nga vendi i tubimit.

Protestuesit e ardhur nga qytete të ndryshme të Belgjikës kanë brohoritur me slogane dhe kanë mbajtur në duar pankarta antiqeveritare. Në marshimin i cili ka vazhduar për disa orë i është bërë thirrje qeverisë belge për rregullimin e kushteve të pensioneve.

Për shkak të protestës ka patur ndërprerje në transportin publik, ndërsa u ndërpre edhe mësimi në disa shkolla. Teksa janë shtyrë dhe disa gjykime nëpër gjykata, bëhet e ditur se në aeroportin Anvers nuk janë kryer procedurat e ngarkesave.

Protestuesit kundërshtojnë masat e kursimit të pranuara nga qeveria që përfshijnë rritjen e moshës së pensionit dhe hapat e ndërmarrë nga qeveria për të ulur ditët e pushimit të festave. /Rtv Drita/

Related posts

Turqia shënon Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve

dritatv

“Rusia tenton të prishë marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s”

dritatv

Fillon operacioni i shpëtimit të fëmijëve nga shpella në Tajlandë

dritatv

Leave a Comment