Belgjikë, grupet muslimane dënojnë sulmin islamofobik

Grupet muslimane të Belgjikës kanë dënuar ashpër sulmin e fundit islamofobik në vend.

Në një deklaratë të përbashkët, Trupi Ekzekutiv Musliman Belg (EMB) dhe Qendra Islame Belge (CIB) thanë se një vajzë muslimane 19-vjeçare ishte shënjestër në qytetin belg Charleroi për shkak të fesë së saj.

Ata thanë se “sulmi i neveritshëm” nuk synonte vetëm fenë islame, por edhe vlerat themelore të të gjithë shoqërisë belge dhe lirisë fetare.

“Dhunës nuk duhet përgjigjur me dhunë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ata besonin se policia dhe gjyqësori do të ndërmarrin masat e nevojshme lidhur me incidentin.

Të hënën në mbrëmje dy persona sulmuan një adoleshente muslimane në komunën Anderlues, siç është raportuar duke i grisur rrobat asaj dhe duke i shkaktuar shenja serioze me një objekt të mprehtë në gjoksin e saj të zhveshur, këmbët dhe stomakun e saj.

Të mërkurën, zëdhënësi i Qendrës Inter-Federale për Mundësi të Barabarta (UNIA), Bram Sebrechts, për AA tha se sipas mendimit të tij sulmi ishte i motivuar nga islamofobia.

Megjithatë, ai tha se Prokuroria e qytetit Charleroi do të marrë një vendim mbi natyrën e sulmit.

Parlamentari belg, Mahinur Ozdemir, i cili është me origjinë turke, tha se vajza e re natën kur ajo u sulmua ishte në kërkim të maceve të saj. Ai theksoi se viktima mund të ishte vrarë.

“Nëse nuk merren masa, për fat të keq do të jetë e pamundur për të parandaluar sulme të tilla”, tha Ozdemir.

Bashkimi Evropian kohën e fundit ka dëshmuar rritje të islamofobisë dhe urrejtjes së emigrantëve në vitet e fundit të shkaktuara nga propaganda e partive të ekstremit të djathtë dhe nga ato populiste, të cilat kanë shfrytëzuar frikën mbi krizën e refugjatëve dhe terrorizmit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi