Bëhuni gati për të skijuar në Zvicër

Vendpushimet në Zvicër pritet të pushtohen nga vizitorët, pasi këtë fundjavë temperatura do të bien nën zero.

Temperaturat në viset malore në mbi 1500 metra do të jenë -9 gradë Celsius, ka njoftuar “Meteo Suisse”, përcjell albinfo.ch.

Të shtunën shumë zona të Zvicrës do të përjetojnë një “ditë akulli”, që do të thotë se temperaturat nuk do të jenë plus. I ftohti do të mbretërojë edhe në disa vende me fusha në Zvicër.

Trashësia e borës në disa vende do të jetë deri në 50 centimetra.

Ky lajm është i mirë për vendpushimet e skive në Zvicër, që shpresojnë të shmangin përsëritjen e dy viteve të fundit, kur nuk ka pasur rënie të konsiderueshme të borës para janarit.

Vitin e kaluar, Zvicra përjetoi dhjetorin më të thatë për 150 vjet./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi