Befason ish-kryeministri grek: T’i hapen negociatat Shqipërisë, të pakënaqur me “veton” e Francës dhe Holandës

Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreu, ka befasuar me qëndrimin e tij për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ish-kreu i qeverisë greke ka dalë në krah të Shqipërisë, teksa ka bërë thirrje për hapjen e menjëhershme të negociatave të vendit tonë dhe të Maqedonisë së Veriut. Papandreu ka dalë kundër Francës dhe Holandës, dy vendeve që po mbajnë peng hapjen e negociatave me dy vendet ballkanike.

“Udhëheqësit e BE-së duhet të dërgojnë një mesazh të fortë që respekton angazhimet tona në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në një kohë kur vlerat tona evropiane dhe themelet demokratike, të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore, janë duke u vënë në dyshim.

Fillimi i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë është rezultat i faktit se Ballkani Perëndimor i përket familjes tonë, historisë dhe ardhmërisë sonë të përbashkët”, është shprehur ish-kryeministri Papandreu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi