BE ndihmon Venezuelën me 40 milionë dollarë

 

 Bashkimi Europian i ka premtuar 40 milionë dollarë ndihmë Venezuelës, qytetarët e së cilës po ballafaqohen me një krizë humanitare.

Zyrtarët e Komisionit Evropian njoftuan se pjesa më e madhe e ndihmës prej 40 milionë dollarësh do të përdoret për ofrimin e ujit të pastër, ushqimit dhe shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Venezuelës të cilët jetojnë brenda dhe jashtë shtetit.

Duke thënë se zgjedhjet presidenciale të 20 majit në Venezuelë nuk janë demokratike, KE kërcënoi zyrtarët e nivelit të lartë të Venezuelës me sanksione të reja.

Komisioneri Evropian për Ndihma Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides, tha se para një kohe të shkurtër ka vizituar kufirin e Venezuelës me Kolumbinë dhe ka parë dëshmi të qarta të krizës.

“Njerëz të shumtë janë të privuar nga ilaçet me rëndësi jetike dhe kanë nevojë për ndihma humanitare. Ne nuk mund të mbetemi spektatorë të kësaj tragjedie njerëzore”, tha ai.

KE njofton se ndihma do t’u dorëzohet organizatave që veprojnë në rajon si Kryqi i Kuq dhe OKB, në mënyrë që ato të mos kalojnë në duart e zyrtarëve venezuelas.

Sipas të dhënave të shoqërisë civile, për shkak të rritjes së inflacionit dhe mungesës së ushqimit dhe ilaçeve, qytetarët e Venezuelës çdo ditë e më shumë largohen nga vendi i tyre. Gjatë viteve të fundit thuhet se rreth 4 milionë venezuelas janë larguar vendi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi