BE mbështetje Italisë për prodhimin e biokarburanteve

 

Komisioni i Bashkimit Europian ka miratuar planin e Italisë për të mbështetur me 4.7 miliardë euro prodhimin e biokarburanteve dhe biometanit të avancuar.

Komisioni i BE-së ka njoftuar se është miratuar plani që Italia parashikon për prodhimin dhe shpërndarjen e biokarburanteve dhe biometanit të avancuar të gjeneratës së re.

Sipas kësaj, 4.7 miliardë euro që Italia ka parashikuar të sigurojë për prodhimin dhe shpërndarjen e biokarburanteve dhe biometanit që do të përdoret në sektorin e transportit mes viteve 2018-2022 konsiderohen në përputhje me rregullat e BE-së për mbështetjen publike.

Italia me këtë burim duke kompensuar diferencën në kostot e prodhimit të karburanteve që do të përdoren për transport do ta bëjë sektorin konkurrues.

Biokarburantet dhe biometanet e avancuara që janë të qëndrueshme dhe ekologjike mund të prodhohen nga mbetjet bujqësore dhe algat.

Komisioni i BE-së ka autoritetin për të përcaktuar se si shtetet anëtare do të ofrojnë mbështetje publike. Vendet e BE-së janë në gjendje të përdorin mbështetjen publike vetëm në situatën kur ajo nuk dëmton konkurrencën dhe është në përputhje me interesin publik. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi