• Home
  • BALLKANI
  • BE konfirmon se takimi Thaçi-Vuçiç do të mbahet në orët e pasditës
BALLKANI

BE konfirmon se takimi Thaçi-Vuçiç do të mbahet në orët e pasditës

Spread the love

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot në Bruksel me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiç.

Ky takim i cili mbahet në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi, pritet të fillojë në pasditen e vonshme.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiq.

“Takimi pritet të fillojë pasditen e vonshme”, thuhet shkurt në përgjigjen e Kocijançiq.

Ndërkohë, lajmi.net nga burime të sigurta merr vesh se takimi mes dy presidentëve pritet të fillojë në ora 18:00.

Kujtojmë se përveq takimit në Bruksel, Thaçi e Vuçiç pritet të ballafaqohen edhe më 11 nëntor në Paris, në kuadër të ceremonisë së shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore./Kosova Post/

Related posts

Vuçiç: UNMIK-u i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë

dritatv

Bashkëshortja e Millosheviçit flet për Kosovën

dritatv

Serbisë 1 km autostradë me Bechtelin i kushton 7 milionë euro, kurse Kosovës gati 13 milionë

dritatv

Leave a Comment