BE, kërkesa për makina në gjashtë mujorin e parë rritet me 2,9 për qind

Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) ka bërë të ditur se kërkesa e Bashkimit Europian (BE) për makina në gjysmën e parë të këtij viti është rritur me 2,9 për qind.

“Vlen të theksohet performanca e fuqishme e vendeve të reja anëtare të BE-së, meqenëse këtë vit regjistrimet u rritën me 11,4 për qind deri më tani”, tha ACEA në raportin e saj mujor.

Sipas shoqatës, regjistrimet e reja të makinave në BE arritën në 8.449.247 njësi gjatë gjysmës së parë të vitit 2018.

“Duke shikuar në tregjet kryesore, kërkesa u rrit në në Spanjë (10,1 për qind), Francë (4,7 për qind) dhe në Gjermani (2,9 për qind)”, tha ACEA, duke vënë në dukje se shitjet u kontraktuan në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Itali respektivisht u ulën në 6,3 dhe 1,4 për qind.

Gjatë periudhës gjashtë mujore, pjesa më e madhe, edhe atë me 24,6 për qind në shitjet e makinave në bllokun 28 anëtarësh të BE-së, u mbajt nga Grupi VW, nga të cilat brendet kryesore janë Volkswagen, Audi, Skoda, Seat dhe Porche, një rritje vjetore prej 8 për qind

Grupi PSA që zotëron brendet Peugeot, Citroen dhe Opel si dhe Grupi Renault pasuan me 16,3 për qind dhe 10,7 për qind të shitjeve të makinave.

Në vitin 2017, në BE u shitën mbi 15 milionë makina të reja, respektivisht 3,4 për qind më shumë se një vit më parë.

BE-ja është tregu kryesor i eksportit të makinave për Turqinë, ku prodhuesit e makinave të shquar në botë, përfshirë Fiat, Ford, Honda, Hyundai, Renault dhe Toyota, kanë operacione.

Vitin e kaluar, gati 80 për qind e gjithsej eksporteve turke automobilistike u realizuan në vendet e BE-së, në vlerë prej 22 miliardë dollarësh, duke shënuar një rritje prej 17 për qind nga viti në vit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi