BE-ja vendos sanksione kundër Bjellorusisë, ngrin llogaritë bankare të oligarkëve

Sanksione kundër Bjellorusisë. Deputetët e Europës kanë përgatitur një përgjigje të ashpër ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut nga Presidenti Alexander Lukashenko

Duke treguar mbështetjen e tyre për protestuesit me veprime ata kanë goditur portofolin e oligarkëve bjellorusë teksa kanë vendosur ngrirjen e llogarive të tyre bankare në Europë.

Presioni europian përmes sanksioneve vjen dy ditë pas vizitës së Lukashenkos në Soçi të Rusisë, ku ai mori mbështetjen e Presidentit Vladimir Putin dhe teksa opozita në sheshet e Minnsk-ut po kërkon nga Bashkimi Europian që të mos e njohë atë si president.

Ndërkohë Polonia ka propozuar hartimin e një plani bashkëpunimi ekonomik që do t’i ofrohet Bjellorusisë në këmbim të zgjedhjeve të lira.

Vendet Balltike, nga ana e tyre, nuk e fshehin dëshirën për të përdorur një qasje më të ashpër kundër Lukashenkos, pavarësisht rrezikut të një konfrontimi diplomatik me Moskën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi