BOTA

BE gjobit pesë banka me 1 miliard euro

Spread the love

Bashkimi Evropian (BE) ka gjobitur 5 banka me rreth 1 miliardë e 7 milionë euro për pjesëmarrje në kartele.

Komisioni Evropian (KE) njoftoi përfundimin e shqyrtimit të karteleve në lidhje me proceset e bankave JPMorgan, Barclays, Citigroup, RBS dhe MUFG në transaksionet e tregut të këmbimit valutor.

Në deklaratë thuhet se bankat në fjalë, ndajnë mes tyre planet tregtare dhe të dhënat e ndjeshme në lidhje me transaksionet e tregut.

Më tej vihet në dukje se bankat kanë formuar kartele në proceset e kryera në tregjet e këmbimit valutor me njësi të ndryshme si dollar, euro, stërlina. Për këtë arsye ndaj gjithsej 5 bankave është vendosur një gjobë në shumën prej 1 miliardë e 7 milionë euro.

KE ka autoritetin për të monitoruar nëse kompanitë që operojnë në vendet e BE-së janë apo jo në kundërshtim me konkurrencën në sektorët e tyre. Komisioni vendos gjoba të larta për kompanitë nëse gjen një shkelje të konkurrencës ose ligjeve antitrust gjatë këtyre monitorimeve në fjalë.

Related posts

Sondazh, izraelitët skeptikë ndaj planit të Trumpit për paqe

dritatv

Kina ndërton kullën për pastrimin e ajrit

dritatv

Erdogan: Për herë të 15-të, populli ynë na bëri fitues në zgjedhje

Kelment Baci

Leave a Comment