BE fillon procedim ligjor kundër Kinës

Bashkimi Europian ka nisur një procedim ligjor kundër Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) me arsyetimin se ajo nuk ka zbatuar të drejtat e pronësisë intelektuale dhe ka kërkuar të dhëna teknike nga kompanitë.

Cecillia Malmstrom, komisionere e tregtisë në Komisionin e BE-së, në një konferencë shtypi në Bruksel tha se ata kanë filluar një procedim ligjor në OBT kundër Kinës mbi të drejtat e pronës intelektuale.

Duke bërë të ditur se inovacioni teknologjik dhe informacioni teknik përbëjnë themelin e ekonomive moderne dhe se këto i mbajnë kompanitë evropiane konkurruese në tregun global, Malmström, ka theksuar se nuk mund të lejohet që asnjë vend t’i marrë me detyrim këto informacione nga kompanitë.

“i gjithë sistemi mund të bjerë, nëse aktorët kryesorë nuk veprojnë në përputhje me rregullat”, tha Malmstrom, duke tërhequr vëmendjen se zbatueshmëritë në Kinë janë në kundërshtim me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

Kompanitë europiane që investojnë në Kinë detyrohen që të ndajnë me institucionet e tjera në vend të drejtën e pronësisë ose të përdorimit të teknologjisë së tyre./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi