“BE është gati të vendosë sanksione shtesë ndaj Venezuelës”

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se Bashkimi Europian (BE) është gati të vendosë sanksione shtesë ndaj Venezuelës nëse është e nevojshme.

Në një intervistë për gazetën “Tagesspiegel”, Maas është prononcuar lidhur me atë se si mund të ndikojë BE-ja ndaj Venezuelës dhe për ndalimin e shitjes së armëve nga Gjermania për Arabinë Saudite.

“Është e rëndësishme të mbahet lart presioni ndërkombëtar ndaj Venezuelës. Edhe BE-ja është gati të vendosë sanksione shtesë ndaj Venezuelës nëse është e nevojshme”, thotë Maas.

Kryediplomati gjerman Maas ka bërë të ditur se nuk e pranojnë që presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro të luajë me kohën. “Mbështeja jonë për Juan Guiadon nuk ndryshon. Këtë nuk e ndryshon as fakti që regjimi i Maduros e ka shpallur person të padëshirueshëm ambasadorin tonë”, tha ai.

Maas thekson se shpallja e ambasadorit të Gjermanisë në Venezuelë, Daniel Kriene si “person i padëshirueshëm” është i pakuptueshëm, përkeqëson situatën dhe nuk kontribuon aspak në uljen e tensioneve.

– “Jo vetëm në lidhje me rastin Khashoggi”

Ministri gjerman Maas ka përmendur edhe ndalesën aktuale të shitjes së armëve për Arabinë Saudite, duke shtuar se kanë vendosur që edhe në muajin mars mos t’i shesin armë Arabisë Saudite.

Ai thotë se ndaj Aarabisë Saudite nuk kanë ndalur vetëm eksportin e armëve, por kanë ndalur edhe shitjen e armëve të lejuara më parë. “Këtë nuk e kemi bërë vetëm në lidhje me rastin Khashoggi. Këtë e kemi bërë sepse dëshirojmë të theksojmë hapur pritshmëritë tona që Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të kontribojnë në procesin e paqes për Jemenin”, tha Maas.

Ndërsa në pyetjen se “a do të jepen armë nëse ka kontribut në procesin e paqes”, Maas është përgjigjur se kjo varet nga zhvillimet dhe se në situatën aktuale nuk janë kushtet për shitje të armëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi