BE, bilanci tregtar shënon 118 miliardë dollarë suficit në janar-korrik

Bilanci i tregtisë së jashtme të Bashkimit Evropian regjistroi suficit prej 99.7 miliardë euro (118.4 miliardë dollarë) në periudhën janar-korrik, njoftoi sot autoriteti statistikor i Unionit.

Shifra shtatë-mujore ishte më ulët nga 101.8 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat e Eurostat.

Eksportet e mallrave të bllokut 27 anëtarësh ranë për 12.2 për qind nga viti në vit për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), duke arritur në 1.1 trilionë euro në shtatë muajt e parë të këtij viti.

Importet e saj nga pjesa tjetër e botës arritën në 990 miliardë euro, me një rënie prej 13 për qind gjatë të njëjtës periudhë.

Tregtia brenda-BE27 gjithashtu shënoi rënie me 11.9 për qind në bazë vjetore në gati 1.6 trilionë euro në periudhën janar-korrik.

Gjashtë partnerët më të mëdhenj

SHBA-të ishin tregu më i madh për eksportuesit e BE-së me 203 miliardë euro, e cila paraqet një tkurrje prej 9.9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregjet tjera kryesore të eksportit të BE-së janë Britania e Madhe, Kina, Zvicra, Rusia dhe Turqia.

Nga ana tjetër, Kina ishte burimi kryesor i importeve, me 216.7 miliardë euro, një rritje vjetore prej 4.9 për qind në periudhën janar-korrik.

Ajo u pasua nga SHBA-të, Britania e Madhe, Zvicra, Rusia dhe Turqia.

Në periudhën janar-korrik, bilanci tregtar i bllokut pa deficitin më të lartë me Kinën, 104.8 miliardë euro dhe suficitin më të madh me SHBA-të, me 82.7 miliardë euro (98 miliardë dollarë).

Turqia ishte partneri i gjashtë më i madh tregtar i BE-së në shtatë muajt e parë të këtij viti, me një vëllim tregtar prej 72.5 miliardë euro.

Eksportet e BE-së në Turqi arritën në 37.8 miliardë euro ndërsa importet nga vendi arritën 34.7 miliardë euro gjatë të njëjtës periudhë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Greqia merr masa të reja, nga nesër do jetë e detyrueshme edhe ….

Greqia ka marrë masa të reja për të përballuar rritjen e rasteve të të prekurve me covid-19. Sipas zv/ministrin e Mbrojtjes Civile prej ditës së...

Një tërmet prej 5.4 ballë godet Greqinë

Autoritetet greke njoftuan se një tërmet i fuqishëm prej 5.4 ballë sipas Rihterit ka goditur pjesën jugore të Greqisë, por nuk raportohet për të...

Prapaskenat/ Në makinë me Landi Muharremin, Artan Hoxha: Prokurori po bisedonte për “zbatimin e ligjit”

“Me “siguri” prokurori ne detyre dhe Landi Muharremi, do kene qene duke biseduar për “zbatimin e ligjit”....

Së fundi

Lajmet dt : 25 / 09/ 2020

https://youtu.be/6Mzr2UNEIGE   DRITA TV LAJME 25 9 2020 Lumi Vjosa ka përplasur sërish politikisht kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin ilir Meta. Pasi ky i fundit kërkoi që...

Kërcënojnë të hedhin hije mbi bashkëpunimin për COVID, përplasje SHBA-Kinë-Rusi

Përplasjet në rritje midis Shteteve të Bashkuara nga njëra anë dhe Kinës e Rusisë nga ana tjetër u shfaqën hapur të enjten në periferitë...

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Serbi, një viktimë

Një aeroplan ushtarak është rrëzuar në Serbi. Mediat lokale raportojnë se njëri nga pilotët ka humbur jetën ndërsa tjetri po kërkohet. Gjithashtu është lënduar edhe një...