BE bën thirrje për bashkëpunim kundër koronavirusit

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, lidhur me epideminë e koronavirusit të ri (COVID-19) tha se “Asnjë vend anëtar i BE-së nuk mund ta kapërcejë i vetëm këtë krizë”

Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE), Von der Leyen, rikujtoi se për të ngadalësuar epideminë e koronavirusit personat duhet të zbatojnë distancën sociale.

Shumë vende të BE-së kanë mbyllur kufijtë si hap të parë kundër koronavirusit, vuri në dukje ajo, e cila theksoi më tej se “Një krizë e cila nuk ka kufij nuk mund të zgjidhet duke vendosur barriera”.

Duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e qarkullimit të lirë të mallrave dhe shërbimeve në Evropë, Presidentja e KE-së, vlerësoi se “Është e pakuptimtë që disa vende në mënyrë të njëanshme të pengojnë kalimin e produkteve në tregun e brendshëm. Vendet duhet të bashkëpunojnë ngushtë në luftën kundër koronavirusit. Asnjë vend anëtar i BE-së nuk mund ta kapërcejë i vetëm këtë krizë”.

Vendet e BE-së duhet të besojnë dhe të kenë siguri te njëri-tjetri tha Ursula von der Leyen, e cila shpjegoi se Evropa ndodhet në një pikë kthese dhe se virusi nuk duhet të ndajë vendet.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Bënte namin me vjedhje në Greqi, arrestohet 29-vjeçari nga Shqipëria

Në Halkidiki të Greqisë, oficerët e policisë helene arrestuan një 29-vjeçar, për vjedhje të shumta të bëra...

Hulumtimi: klima e të bërit biznes në Kosovë drejt përmirësimit

      Nga Bashkim Kastrati Klima e të bërit të biznesit në Kosovë ka sinjale konkrete të përmasimit. Këtë e ka bërë të ditur Oda Ekonomike e Kosovës...

Thaçi flet me shefin e NATO-s për Ushtrinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretatin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Thaçi këtë e ka konfirmuar përmes një...

Së fundi

Në Meke dhe Medine vendoset orë policore me cikël të plotë ditor

Arabia Saudite ka vendosur që të zbatojë orë policore me cikle të plota ditore në qytetet e shenjta Meke dhe Medine. Agjencia zyrtare saudite e...

“Falsifikim dokumentesh, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”/ SPAK nxjerr emrat e grupit prej 17 personash

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal ndaj një grupi personash të cilët akuzohen për vepra si...

Pesë respiratorë të rinj te “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu lidhet me stafin e Covid-2: Rrisim kapacitetet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka komunikuar drejtpërdrejt me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 “Shefqet...