BE aplikon masa kufizuese për guvernatorin e emëruar nga Rusia në Krime

Bashkimi Europian (BE) të martën shtoi një guvernator të emëruar nga Rusia në qytetin Savastopol në listën e atyre që u nënshtrohen masave kufizuese.

Dmitry Vladimirovich Ovsyannikov, ish-zv/ministër i Industrisë dhe Tregtisë në qeverinë ruse, më 18 shtator u emërua si guvernator i Savastopol-it në Krimen e okupuar.

Këshilli Europian tha se masat, që përfshinin ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e udhëtimit, ishin për shkak se Ovsyannikov kishte kryer veprimet “minim ose kërcënim i integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”. Masat kufizuese evropiane tani zbatohen për 150 persona dhe 38 subjekte.

Masat së fundi u prolonguan në 14 shtator dhe do të mbeten në fuqi deri më 15 mars të vitit 2018. Aneksimi i paligjshëm nga Rusia i rajonit të Krimesë së Ukrainës, në vitin 2014 detyroi fuqitë perëndimore, përfshirë SHBA-të, për të vendosur sanksione kundër Moskës.

Së bashku me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, SHBA-të, BE-ja dhe Turqia po ashtu nuk e njohin Krimenë si territor rus. Sipas OKB-së, që nga aneksimi, Ukraina është dëmtuar nga konflikti në rajonet e saj lindore, ku në konfliktet me separatistët e mbështetur nga Rusia, më shumë se dhjetë mijë persona kanë humbur jetën.

Në një raport të publikuar më parë në shtator nga vëzhguesit e OKB-së, theksohet se civilët që jetonin pranë linjave të kontaktit midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë po përballeshin me vështirësi. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi