Baza e NATO-s në Shqipëri, shtypi rus: Skema e “Shqipërisë së Madhe”

 

Baza e re e NATO-s që do të nisë të ndërtohet brenda këtij viti në Shqipëri, ka shkaktuar shqetësim tek Rusia, e cila e cilëson pozitën e Aleancës në Ballkan si një kërcënim ushtarak për kufijtë e saj.

Në një shkrim me titullin “New NATO baze in Albania Threatens Escalation of ‘Greater Albania”, portali rus “Fort-Russ” shkruan se baza e re e NATO-s në Kuçovë, kërcënon përshkallëzimin e skemës së Shqipërisë së Madhe”.

Në shkrim, publikohet edhe lajmi i dhënë nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, i cili komentoi se bëhet fjalë për “një lajm shumë të mirë”.

“Zgjerimi i infrastrukturës së NATO-s në Shqipëri nuk është befasi dhe është pjesë e fushatës më të madhe të SHBA-NATO për të promovuar një “Shqipëri të Madhe”, që përfshin nxitjen e konflikteve etno-fetare në shtetet ballkanike me popullsi shqiptare”, thuhet ne artikull.

Sipas shkrimit, “Analistët e FRN kanë parashikuar vazhdimisht se Ballkani mund të jetë beteja e ardhshme gjeopolitike në fushatat e destabilizimit të Atlantikut nëpërmjet skemës së “Shqipërisë së Madhe”.

Se situata ishte serioze për Kremlinin, e konfirmon dhe një shkrim i “Sputnik” javën e shkuar.

“Ushtria perëndimore në kufi”, është titulli i shkrimit, ku analisti ushtarak rus Sergei Jermakovi i referohet rastit të Kuçovës, ndërtimit pra aty të bazës ajrore rajonale, pse jo më të rëndësishmen për NATO-n.

“Në samitin e fundit, vendet e NATO-s ranë dakord të rrisin potencialin ushtarak. Pastaj ranë dakord për forcimin e komponentit ushtarak në kufijtë jugorë të NATO-s. Ballkani në këtë drejtim luan një rol shumë të rëndësishëm, sepse ajo i jep qasje të NATO-s në të gjitha sfidat e saj të mëdha – nga Rusia në Afrikën e Veriut, dhe në të gjithë rajonin e Detit Mesdhe dhe atij të Zi”, thotë Jermakovi. /gsh/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi